Gurthemeli u vendos më 2019, shtatorja e Adem Demaçit ende nuk është gati

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 21:04
Gurthemeli u vendos më 2019, shtatorja e Adem Demaçit ende nuk është gati

Katër vjet pas vdekjes bëhen homazhe te gurthemeli i shtatores së veprimtarit Adem Demaçi.

Gurthemeli u vendos më 26 korrik të vitit 2019.

Që atëherë kanë kaluar tri vjet, por shtatorja e Adem Demaçit ende nuk është ngritur në Prishtinë .

Hydajet Hyseni nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, foli për veprimtarin e Demaçit.

Si një luftëtar të denjë e inspirim për gjeneratat, Demaçin e kujton edhe Behram Krasniqi.

Në nderim të jetës dhe veprës së Adem Demaçit u promovua “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut” i autorit Selatin Novosella.

Ai foli për kohën që e shkroi këtë libër.

Për Demaçin folën edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje.

(Kosova Sot Online)