Serbët në veri bëjnë propagandë te bashkëkombësit e tyre për të mos i regjistruar veturat me targat e Kosovës

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 10:16
Serbët në veri bëjnë propagandë te bashkëkombësit e tyre për të mos i regjistruar veturat me targat e Kosovës

Në disa vetura, disa serbë në veri kanë vendosur letra me mbishkrime si:  “Regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM” etj., duke tentuar që t’i bindin qytetarët të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës. Hoti tha se këto letra janë vendosur në fshesat e veturave, si shenja, dhe policia i ka gjet këto letra dhe për rastin është njoftuar edhe prokuroria.

Foto e publikuar nga Kosovapress

(Kosova Sot Online)