Gjendet 15-vjeçarja nga Prizreni që u zhduk me të fejuarin e saj

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 11:11
Gjendet 15-vjeçarja nga Prizreni që u zhduk me të fejuarin e saj

Policia ka njoftuar se është gjetur 15-vjeçarja që ditë më parë u zhduk bashkë me të fejuarin e saj, 25-vjeçar.

Në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar të familja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“BASHKËJETESË JASHTË MARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Prizren 25.07.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka marr viktimën femër kosovare dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq në raportin e djeshëm të Policisë thuhet se e mitura është 15 vjeçare, ndërsa i fejuari i saj është 25 vjeç.

Sipas raportit, dy familjet kishin marrëveshje që martesa mes çiftit të mos bëhet para se vajza të arrijë moshën madhore.

“Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e saj e mitur e moshës 15 vjeçare para 3 muajsh ishte fejuar me të dyshuarin mashkull  kosovar të moshës 25 vjeçare,  me familjen e të cilit kishin marrëveshje  që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore. Ndërsa i dyshuari me datën e lartë cekur kishte mare vajzën e ankueses dhe nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti nën hetime”, thuhej në raportin e djeshëm.

(Kosova Sot Online)