Imami Maliqi: SHBA duhet të jetë shembull për Kosovën, të mos diskriminohen vajzat dhe gratë me shami

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 11:38
Imami Maliqi: SHBA duhet të jetë shembull për Kosovën, të mos diskriminohen vajzat dhe gratë me shami

Imami, Labinot Maliqi, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar takimin e sekretarit amerikan Antony Blinken, me delegacionin nga Kosova.

Në tryezën e diskutimit, e pranishme ishte edhe një grua me shami, për të cilën Maliqi thotë se është shembulli që duhet ta ndjekë Kosova.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë djepi i demokracisë, dhe si të tilla duhet të jenë shembull për politikbërësit në Kosovë edhe në fushën e Lirive Fetare, në mënyrë që vajzat dhe gratë të cilat e bartin shaminë mos të diskriminohen, bullizohen e përjashtohen më nga shkolla e puna”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)