Milionat e Serbisë për kompanitë e sanksionuara në veri të Kosovës, reagon DASH
Milionat e Serbisë për kompanitë e sanksionuara në veri të Kosovës, reagon DASH
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit në një përgjigje për Zërin e Amerikës (edicionin në gjuhën serbe) kanë thënë se janë në dijeni për raportet të cilat tregojnë se kompanitë që funksionojnë në veri të Kosovës e që janë në listën e zezë të SHBA-së po financohen nga buxheti i Serbisë.
” Shtetet e Bashkuara i marrin seriozisht të gjitha pretendimet për mbështetje materiale për entitetet e sanksionuara ,” ka thënë në një përgjigje për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Lidhur me këtë çështje të dielën e javës që shkoi ka raportuar Radio Evropa e Lirë. Siç ka shkruar REL, miliona nga buxheti i Serbisë jepen për kompanitë që funksionojnë në veri e që janë në listën e zezë të SHBA-së.
Këtu përfshihen edhe kompani nën pronësinë e Milan Radojicic dhe Zvonko Veselinovic.
Më 8 dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar shtatë serbë nga Kosova për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar dhe korrupsionit: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq, si dhe Radulle Steviq.
Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq është identifikuar si udhëheqës i grupit të krimit të organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë
(Kosova Sot Online )