E rëndë: Një 30-vjeçar gjendet pa shenja jete në Ferizaj

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 14:10
E rëndë: Një 30-vjeçar gjendet pa shenja jete në Ferizaj

Një 30-vjeçar është gjendur pa shenja jete sot rreth orës 07:15, në fshatin Saraishtë të komunës së Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se kanë pranuar informata se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa trupi i pajetë tashmë është dërguar për autopsi në IML.

“Sot, në ora 07:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fsh. Saraishtë të Ferizajt është një rast i vetëvrasjes. Hetuesit dhe krimteknikët Rajonal të Hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Tehemelore e Ferizjat i kanë marr veprimet e nevojshme për hetim dhe trupi i pajetë me inicialet D.O (M/K) i moshës 30 vjeçar është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Veseli.

(Kosova Sot Online)