Raportimi për shkarkimin e Valbon Krasniqit, merret vesh se çfarë ndodhi në mbledhjen e bordit të SHKUK-së

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 14:58
Raportimi për shkarkimin e Valbon Krasniqit, merret vesh se çfarë ndodhi në mbledhjen e bordit të SHKUK-së

Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka dalë me një komunikatë për media për mbledhjen e mbajtur sot, në të cilën disa media raportuan se pritet shkarkimi i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Sipas raportimeve në media, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohej raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku thirreshin në burime se aty u gjetën parregullësi. Por, bordi nuk ka marrë ndonjë vendim për asnjë shkarkim.

Prandaj siç njoftohet “në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës”.

Tutje thuhet se shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues.

Lidhur me këto raportime media  ka tentuar ta marrë një përgjigje nga Valbon Krasniqi, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

(Kosova Sot Online)