Ngjarje e rëndë, djali 15-vjeçar vret nënën me thikë

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 15:36
Ngjarje e rëndë, djali 15-vjeçar vret nënën me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katania, ku një 32-vjeçare dyshohet se është qëlluar për vdekje nga djali i saj 15-vjeçar.

I mituri është arrestuar dhe autoritetet janë duke hetuar, bëjnë me dije mediat italiane.

Nga ajo që është mësuar deri tani, kuptohet se marrëdhëniet mes nënës dhe fëmijës kanë qenë të vështira prej kohësh dhe vrasja mund të ketë ardhur në kulmin e një sherri të dhunshëm i cili më pas degjeneroi në një akt tragjik.

Trupi i pajetë i Valentina Giunta u gjet nga policia në orët e vona të mbrëmjes dy ditë më parë në shtëpinë e saj, në zonën e Kalasë Ursino në lagjen historike të San Cristoforo.

Punonjësit e policisë kishin mbërritur në vendngjarje pas denoncimit të një familjari të viktimës, i cili kishte thënë se kishte frikë se gruaja mund të jetë në rrezik për jetën. Stafi mjekësor 118 më pas në vend, por Valentina Giunta, nënë e dy djemve ende të mitur, kishte vdekur pak pas mbërritjes së tyre. Pothuajse menjëherë, ekipi i Komisariatit të Policisë, i cili nisi hetimet, ka ndjekur një pistë të brendshme që në momentin e parë dhe janë kryer hetimet për shoqëruesin e viktimës, babain e 15-vjeçarit. 

(Kosova Sot Online)