Zyrtari i lartë britanik alarmon: Armët e avancuara do ta sjellin katastrofën

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 20:17
Zyrtari i lartë britanik alarmon: Armët e avancuara do ta sjellin katastrofën

Bota është përballë një “epoke të rrezikshme”, në të cilën fuqitë rajonale si Rusia dhe Kina po ndjekin “agjenda problematike”, paralajmëroi sot shefi i Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove, kërkoi kujdes që të merren në konsideratë rreziqet që paraqesin për botën armët e një teknologjie të lartë që po zhvillohen sëfundmi.

Në një fjalim të fortë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington DC,  Lovegrove shtoi se “stabiliteti strategjik i NATO-s është në rrezik”. Gjatë Luftës së Ftohtë, tha ai, kërcënimi i një holokausti bërthamor detyroi dialogun e vazhdueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe BRSS

Por tani, paralajmëroi Lovegrove, Perëndimi po përballet me “një gamë shumë më të gjerë të rreziqeve strategjike dhe rrugëve drejt përshkallëzimit”. Nuk janë më pak se 23 vende në posedim të raketave të dedikuara për sulm nga toka.

(Kosova Sot Online)