Aksident me vdekje në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 09:55
Aksident me vdekje në Fushë Kosovë

Mbrëmë një këmbësor është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë, i njëjti pas plagëve të marra ka vdekur sot në QKUK rreth orës 01:00.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me  datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)