Policia raporton numër të lartë aksidentesh gjatë ditës së fundit

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 10:17
Policia raporton numër të lartë aksidentesh gjatë ditës së fundit

104 aksidente kanë ndodhur brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Fatkeqësisht një prej tyre përfundoi me fatalitet.

Ndërkaq, 33 aksidente përfunduan me të lënduar, ka njoftuar Policia e Kosovës.

E 73 aksidente ishin me dëme materiale, të mërkurën.

Për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës gjatë ditëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 866 gjoba. 

(Kosova Sot Online)