Të shtëna me armë zjarri në 5 të mëngjesit në një aheng në Ferizaj, policia u shkon në shtëpi

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 11:24
Të shtëna me armë zjarri në 5 të mëngjesit në një aheng në Ferizaj, policia u shkon në shtëpi

Sot, rreth orës 00:05 të mëngjesit, policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna të armës, në një aheng familjar tek një shtëpi në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Në lidhje me ketë policët e rendit,  e më pas policët hetues të stacionit në Ferizaj, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimin.

“Policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale, arma dhe dhjetë (10) gëzhojat të cilat dyshohet se janë shkrepur nga e njëjta armë janë sekuestruar.

I dyshuari me inicialet R.M ( M/K) i moshës 26 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)