“A po merreni me diplomaci shëndetësore derisa mjekët po ikun jashtë vendit”, Latifi: Transformimi nuk është i lehtë

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 12:14
“A po merreni me diplomaci shëndetësore derisa mjekët po ikun jashtë vendit”, Latifi: Transformimi nuk është i lehtë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi se a po merret me diplomaci mjekësore derisa mjekët tanë po ikun jashtë vendit, referuar vizitave që ministri ka zhvilluar kohëve të fundit.

Në këtë pyetje, Latifi ka dhënë një përgjigje shumë të përgjithshme duke thënë se rrugëtimi i transformimit të shëndetësisë nuk është i lehtë por është i mundur.

“Kam respekt të madh për procesin e diplomacisë mjekësore. Rrugëtimi drejt transformimit të mjekësisë së Kosovës nga spitalet e tashme që i kemi në spitale moderne. Shndërrimin e stafit tonë me aftësi të mëdha, por nuk kanë pas ekspozim të duhur ndaj mjekësisë moderne. Është shumë speciale, unike dhe ekstraordinare. Unë gjithmonë kam mendu se transformimi i shëndetësisë është i mundshëm por nuk është i lehtë dhe duhet kohë. Ky rrugëtim na duket si një tatëpjetëzë himaljeske është i kalueshëm dhe i bëshëm por ne duhet dhe do të arrijmë në cakun tonë. Për të transformuar mjekësinë në Kosovë, na duhet të ndërtojmë ura shkencore dhe miqësie…Për të realizuar këtë ne do t’i ngrisim kapacitetet tona njerëzore dhe infrastrukturën…por ai tha se  kohës duhet dhënë pak kohë”, tha ministri në Kuvend.

Tutje, Haxhiu tha se mijëra vaksinave ju ka skadu afati si dhe ngriti çështjen e prishjes së aparaturave në QKUK.

(Kosova Sot Online)