Vuçiq: Kosova nuk dëshiron t’i shohë tabelat “KM”

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 12:24
Vuçiq: Kosova nuk dëshiron t’i shohë tabelat “KM”

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka thënë të enjten se “qëllimi i Kosovës është të mos shihen targat KM”.

Komentet e të parit të Serbisë rrjedhin pasi prej 1 gushtit Kosova ka paralajmëruar reciprocitet për një mori çështjes përfshirë edhe regjistrimin e veturave.

“Kur flasim për targat KS dhe RKS – edhe nëse lëmë anash gjashtë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që janë thelbi për themelimin e Asociacionit, që nuk duan t’i përmbushin, është një kundërpyetje e thjeshtë – pse hoqët tabelat KS dhe latë vetëm RKS”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Ai po ashtu ka deklaruar se “Kosova po dëshiron vetëm krizë”.

Vuçiq ka thënë se qëllimi është të mos shihen targat KM në Kosovë, raporton RTS.

Kosova dhe Serbia më 30 shtator 2021 e kishin arritur një marrëveshje për targat. Por s’është zbatuar ashtu siç ishte në dokument. 

(Kosova Sot Online)