Dy raste të vdekjes e 1 mijë e 603 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 13:50
Dy raste të vdekjes e 1 mijë e 603 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy raste të vdekjes e 1 mijë e 603 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të gati 4 mijë mostrave.

Nga dje janë shëruar 1 mijë e 792 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 639.

(Kosova Sot Online)