Komuna revokon pëlqimin që Sunny Hill të mbahet në Gërmi

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 15:08
Komuna revokon pëlqimin që Sunny Hill të mbahet në Gërmi

“Qytetarët aktivë” kanë njoftuar se Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim sot ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunny Hill në Gërmi. Nga Komuna kanë sqaruar se nuk është anuluar festivali, por vetëm pëlqimi.

Anulimi i pëlqimit vjen pas ankesës së këtij grupi.

“Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim sot me datën 28.07 ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunnyhill në Peizazhin e Gërmisë.

Qytetarët Aktivë kanë adresuar ankesën tek Drejtoria e Inspektimit në KK Prishtina dhe Departamenti për Inspektim për Mjedis në MMPHI për veprim urgjent të ndalohen të gjitha veprimet nga ky festival i cili nuk ka as pëlqim nga Drejtoria e Parqeve dhe as leje adekuate dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit”, thuhet në njoftim.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se Festivalit “Sunny Hill” i është anuluar vetëm pëlqimi, por jo edhe aktiviteti.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim sot me datën 28.07 ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunnyhill në Peizazhin e Gërmisë.

Qytetarët Aktivë kanë adresuar ankesën tek Drejtoria e Inspektimit në KK Prishtina dhe Departamenti për Inspektim për Mjedis në MMPHI për veprim urgjent të ndalohen të gjitha veprimet nga ky festival i cili nuk ka as pëlqim nga Drejtoria e Parqeve dhe as leje adekuate dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit.

Me respekt,

Qytetarët Aktivë

(Kosova Sot Online)