Rama: Ballkani i Hapur i dakordësuar 100 % me SHBA, përkrahet 100% nga Washingtoni

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 15:44
Rama: Ballkani i Hapur i dakordësuar 100 % me SHBA, përkrahet 100% nga Washingtoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në shënimin e 100 vjetorit të vendosjes së raporteve në mes të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur edhe për nismën e Ballkanit të Hapur.

Rama ka thënë se falë raportit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndryshohet rajoni një herë e përgjithmonë. Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se rajoni do të ndryshohet përmes nismës së Ballkanit të Hapur, nismë që thotë se është dakorduar dhe që e përkrahin 100 % amerikanët.

Rma thotë se përmes Ballkanit të Hapur nuk do të lejohet që e shkuara të vazhdojë të jetë kërcënim për rajonin.

“Natyrisht se do të vazhdojmë të përballemi me forca që duan ta mbrojnë edhe Ballkanin edhe Kosovën nga qartja e SHBA-ve, por ne do ta ndryshojmë rajonin dhe me Ballkanin e Hapur që është një projekt qind për qind i dakordësuar dhe qind për qind i mbështetur pa asnjë rezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot është e vërtetë, të mos jetë më kurrë kërcënim për Ballkanin. Por të jetë vetëm një thesar dijesh e mësimesh se si historia nuk duhet të përsëritet”, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Këto deklarime të tij vijnë pas intervistës së Milo Gjukanoviq, i cili tha se nisma “Open Balkan” synon zhdukjen e Kosovës dhe destabilizimin e rajonit.

(Kosova Sot Online)