Rrëzohet vinçi nga erërat e fuqishme në Gjilan, bie mbi një veturë

  • A.P /
  • 28 July 2022 - 21:07
Rrëzohet vinçi nga erërat e fuqishme në Gjilan, bie mbi një veturë

Moti i ligë, me reshje e erë të fuqishme, ka përfshirë sot edhe komunën e Gjilanit.

Nga mediat lokale, është raportuar edhe për rrëzimin e një vinçi, i cili ka rënë mbi një veturë.

Media nga burime brenda Policisë së Kosovës, ka marrë vesh se si pasojë e aksidentit, nuk ka viktima, megjithatë ka të lënduar.

Stuhitë e shpejta dhe të fuqishme kanë qenë karakteristikë e dy ditëve të fundit.

(Kosova Sot Online)