Edhe një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, motoçikleta përplaset me veturën

  • E.K /
  • 29 July 2022 - 15:40
Edhe një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, motoçikleta përplaset me veturën

Një tjetër aksident ka ndodhur para pak momentesh në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Në bazë të pamjeve të siguruara nga lajmi.net, shihet se në aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë.

Sipas dëshmitarëve, në motoçikletë ishin dy persona.

Policia tanimë ka dalë në vendin e ngjarjes teksa detaje tjera lidhur me rastin ende nuk dihen.

Kujtojmë se në të njëjtën magjistrale, sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një aksidenti të rëndë, kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë. 

(Kosova Sot Online)