Pesë skenarët e përshkallëzimit të situatës në Ukrainë, dhe çfarë duhet të bëjë Perëndimi

  • S.A /
  • 30 July 2022 - 12:46
Pesë skenarët e përshkallëzimit të situatës në Ukrainë, dhe çfarë duhet të bëjë Perëndimi

Nga Francis Shin, Damir Marusic & Tyson Wetzel “Atlantic Council”

Pas arritjeve të ngadalta por të qëndrueshme në Ukrainën Lindore kohët e fundit, Rusia i është afruar më shumë synimit të saj të ri-kalibruar për të pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit. Edhe pse ushtria e saj ka pësuar humbje të mëdha – dhe objektivat aktuale të Kremlinit janë shumë më të vogla se qëllimi fillestar për të pushtuar Kievin dhe rrëzuar qeverinë – shanset për përshkallëzimin e kësaj lufte vazhdojnë të jenë të larta. Ja cilët janë 5 skenarët e mundshëmdhe rekomandimet tona mbi atë që duhet të bëjë Perëndimi.

Një nivel i përafërt me dhunën aktuale

NATO dhe Bashkimi Evropian, duhet të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara, duke e zyrtarizuar programin e tyre të ndihmës ushtarake për Ukrainën, dhe modeluar atë sipas Aktit të Huadhënies së Mbrojtjes së Demokracisë së Ukrainës të vitit 2022. Një program i tillë mund t’i japë mundësi shtetet e ish-Bllokut Lindor dhe Finlandës të dërgojnë në Ukrainë tepricat e tyre të vjetra të armëve, duke i zëvendësuar ato me teknologji moderne ushtarake.

Po ashtu Perëndimi duhet të mbështesin përpjekjet e Ukrainës, për të pranuar ushtarët rusë që kanë dezertuar dhe kanë frikë të rikthehen në Rusi. Nga ana tjetër duhet të mbyllen boshllëqet më të mëdha në regjimet ekzistuese të sanksioneve, si vendimi i Thesarit të SHBA në maj për të filluar bllokimin e pagesave të borxhit të Rusisë.

Intensifikohet hakmarrja ekonomike e Rusisë

Kjo mund të ndodhë për shembull me kufizimin apo ndalimin e plotë të dërgesave të naftës dhe gazit në vendet perëndimore të varura nga hidrokarburet ruse. Në këto skenar, duhet të zgjerohen lista e ndalimeve të subjekteve ruse nga sistemi i pagesave SWIFT.

Deri në qershor, vetëm 7 banka ruse ishin hequr nga rrjeti i pagesave SWIFT (edhe pse Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e 3 bankave të tjerave). SHBA duhet të punojë me BE për të dëbuar më shumë banka ruse nga SËIFT, pasi një lëvizje e tillë do të rriste kostot për Rusinë, duke e reduktuar aftësinë e bankave të saj për  të ndërvepruar me sistemin financiar global, dhe do reduktonte fondet që mund të përdorë Kremlini për luftën.

Po ashtu, Evropa mund të vendosë një kufi të çmimit për energjinë ruse, dhe të krijojë një borxh të përbashkët evropian për të lehtësuar rritjen e madhe të shpenzimeve ushtarake të premtuara nga anëtarët e NATO-s

Rusia ndërmerr një sulm kibernetik

NATO duhet të drejtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, që kjo e fundit të kufizojë aftësitë sulmuese të Rusisë në fushën kibernetike. Kjo mund të arrihet pjesërisht duke ngrirë ose fshirë borxhin e Ukrainës. Që nga maji, borxhi publik i Ukrainës ishte rritur në 101.4 miliardë dollarë.

Ministrat e Financave të G7 po diskutojnë tashmë mbi domosdoshmërinë e pezullimit apo edhe fshirjes së borxhit kombëtar të Ukrainës, në mënyrë që ajo të mundet të ruajë ekonominë e saj të luftës dhe të vazhdojë prodhimin e pajisjeve dhe mbrojtjes ushtarake.

Nëse Rusia sulmon Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, Uashingtoni duhet të jetë i përgatitur të përgjigjet ose me një përgjigje proporcionale ose jo proporcionale, në varësi të shtrirjes dhe efektit të sulmit kibernetik rus. Objektivat mund të përfshijnë rrjetet dhe sistemet ushtarake ruse, këshilltarët e presidentit Vladimir Putin dhe oligarkët rusë me ndikim.

Trupat ukrainase përballen me një disfatë në fushën e betejës

Në këtë rast ne rekomandojmë ripërdorimin e aseteve të sekuestruara nga Rusia. Ato jashtë shtetit mund të konfiskohen më lehtë. Për këtë qëllim, kongresmenët amerikanë Tom Malinowski dhe Joe Uillson kanë prezantuar Aktin e Konfiskimit të Aseteve për Rindërtimin e Ukrainës, që parashikon të ripërdorimin e çdo pasurie të oligarkëve të vendosur nën sanksione që nga shkurti i këtij viti, që e tejkalon shumë e 5 milionë dollarëve për të financuar ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Po ashtu duhet të shpallet një zonë ushtarake tampon. Humbja e ushtrisë ukrainase në jug apo në lindje, do ta linte hapte Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha të rrezikuar nga përparimi i rusëve. Ndaj kjo zonë tampon, që do të ngrihet nga forcat e NATO-s, do ta pengonte agresionin e mëtejshëm rus.

Dhe pas krijimit të zonës tampon, nëse do ketë një përshkallëzim nga fushata e bombardimeve ruse, NATO duhet ta zgjerojë zonën tampon në një zonë mbrojtëse humanitare që përfshin 3 rajonet më perëndimore Volyn, Lviv dhe Zakarpattia.

Kjo mund të shoqërohet me nisjen e fluturimeve humanitare, për shpërndarjen ne të gjitha vendet e BE-së të refugjatëve ukrainas. Së fundmi Shtetet e Bashkuara, së bashku me vendet aleate, mund të kryejnë një operacion të kufizuar ushtarak për të parandaluar asgjësimin e plotë të forcave ukrainase.

Rusia përdor në Ukrainë armë të shkatërrimit në masë

Në këtë skenar, Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e NATO-s duhet të shpallin krijimin e një zone ndalim-fluturimi në rajonin e Donbasit. Mbrojtja ajrore ruse në Donbas do të goditet, dhe çdo avion, helikopter dhe dronë rus do të shkatërrohet. Po ashtu duhet të nisë të një operacion ushtarak ndëshkues për të rivendosur vijën e frontit aty ku ishte para 24 shkurtit. Forcat aleate do të shkatërronin forcat ajrore ruse për të vendosur epërsinë në ajër, teksa sulmet ajrore dhe raketore do të përdoreshin për të sulmuar dhe mposhtur me vendosmëri forcat tokësore, post-komandat, përforcimet, logjistikën dhe rrugët e furnizimit.

Marrë me shkurtime

Shënim:Francis Shin, Damir Marusic dhe Tyson Wetzel, studiues në Qendrën Evropiane të think-tankut amerikan “Atlantic Council”. 

(Kosova Sot Online )