Sot varroset çifti që vdiq në aksidentin tragjik në rrugën Podujevë-Prishtinë

  • E.K /
  • 30 July 2022 - 13:06
Sot varroset çifti që vdiq në aksidentin tragjik në rrugën Podujevë-Prishtinë

Sot varroset Shemsedin dhe Mervete Sopaj, çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të premten në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në ora 18:00.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik. Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

(Kosova Sot Online)