Kurti e Osmani: 80% të kohës folëm diçka tjetër, Blinken as që e përmendi Ballkanin e Hapur

  • E.K /
  • 30 July 2022 - 14:40
Kurti e Osmani: 80% të kohës folëm diçka tjetër, Blinken as që e përmendi Ballkanin e Hapur

Iniciativa e shumë lavdëruar nga nismëtarët e Ballkanit të Hapur nuk gjeti vend në tryezën e bisedimeve mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe dy udhëheqësve kosovarë.

Presidentja Vjosa Osmani pas kthimit nga SHBA-ja mohoi se kjo temë u fol në takim, derisa kryeministri Albin Kurti tregoi se cilave tema iu kushtuan më shumë rëndësi.

“S’është përmendur Ballkani i Hapur”, u përgjigj shkurt Osmani në konferencën për media.

“80% të vëllimit kohor ka pasë të bëjë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA dhe konteksti ndërkombëtar. SHBA e njeh plotësisht siç ajo e ka shpallë vetën – shtet i pavarur,  sovran dhe demokrati. Kosova për SHBA-në është shtet normal. Ajo çka e pranojmë janë marrëdhëniet me Serbinë s’e ka normale”, plotësoi Kurti, duke treguar se theksi i takimit ishte vënë te partneriteti Kosovë-SHBA.

(Kosova Sot Online)