Erdhi për 6 muaj, por çifti anglez mbeti që 16 vjet në Kosovë

  • E.K /
  • 30 July 2022 - 16:17
Erdhi për 6 muaj, por çifti anglez mbeti që 16 vjet në Kosovë

Çifti Elizabeth Gowing dhe Robert Wilton para 16 vitesh ka ardhur nga Anglia për të jetuar në Kosovë.

Roberti, u shpreh se në Kosovë ka shumë hapësirë.

“Njerëzit kanë ikë në Angli, tash ka shumë ma shumë hapësirë këtu dhe ne jemi këtu”.

Ndërsa, Elizabeth tha se njerëzit janë njësoj në krejt botën, që kanë dëshirë të eksplorojnë vende të reja.

“Edhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur këtu, nuk kemi mendu me ardh për 16 vite, po për 6 muaj, kemi llogarit pak keq”, tha ajo.

Ajo shtoi se i vjen mirë kur njerëzit kthehen pas një kohe në Kosovë, që të investojnë.

(Kosova Sot Online)