Vajza 16-vjeçare nga Kosova e denoncon nënën në Polici: Më ka mbyllur në dhomë dhe s’po më lejon të dal vetëm

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 15:30
 Vajza 16-vjeçare nga Kosova e denoncon nënën në Polici: Më ka mbyllur në dhomë dhe s’po më lejon të dal vetëm

Në një familje në rrugën “Korça”, në Mitrovicë një nënë po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 16-vjeçare.

Sipas informacioneve të para, vajza e ka denoncuar nënën e saj, me pretendimet se ajo e ka mbyllur në shtëpi dhe nuk e ka lejuar të dalë nga shtëpia. Burimet nga Prokuroria kanë thënë për Sinjalin se në bazë të dëshmive të dhëna nga palët në Polici kuptohet se nëna s’e ka lejuar vajzën të largohej nga shtëpia pa ndonjë anëtar të familjes, për shkak të frikës.

Kjo ka bërë që vajza ta raportojë nënën e saj, me ç’rast Policia ka intervistuar dy palët për të marrë versionet se si ka ndodhur ngjarja.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast ndaj të dyshuarës, ndërsa vajza është kthyer në shtëpi dhe ndaj saj është lëshuar urdhër për mbrojtje të përkohshme.

(Kosova Sot Online)