“Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi i dytë dhe më i madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës”

  • E.K /
  • 01 August 2022 - 10:08
“Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi i dytë dhe më i madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës”

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu e ka kritikuar kryeministrin Kurti për tërheqje nga reciprociteti.

“Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi i dytë dhe më i madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi i dytë dhe më i madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës. Poshtërimin e parë shtetit të Kosovës ia ka bërë Hashim Thaçi kur u vra Enver Zymberi ndërsa ky është I dyti.

Është më I madh se I pari sepse ndodhi më shumë vite pas pavarësisë kur institucionet është dashtë të jenë më të konsoliduara. Hera e dytë që amerikanët e nxjerrin qeverinë e Kosovës nga qenefi ku ka rënë me sy në ballë.

Herën e parë e bëri amb. Chris Dell, ndërsa tani amb. Hovenier. Kur nuk ke kaqik me I shku deri në fund mos iu fut asaj pune fare.

(Kosova Sot Online)