Zhbllokohet rruga drejt Jarinjës, në rrrugë vetëm një kamion me defekt

  • E.K /
  • 01 August 2022 - 12:57
Zhbllokohet rruga drejt Jarinjës, në rrrugë vetëm një kamion me defekt

Është hapur për qarkullim rruga që çon në pikën kufitare Jarinjë.

Gazetari Genc Godanci, raporton që rruga është zhbllokuar dhe bashkë me ekipin janë nisur për në pikën kufitare.

Ai poashtu raporton që në rrugë ka mbetur vetëm një kamion, i cili ka një defekt. Por edhe ai pritet të largohet, pasiqë disa persona po mundohen ta rregullojnë.

Kujtojmë që Jarinjë dhe Bërnjaku janë mbyllur për qarkullim, ndërsa pikat tjera janë në gjendje stabile, veçse Dheu i Bardhë dhe Merdare janë ngarkuar.

(Kosova Sot Online)