Komuna e Prishtinës ia largon Behgjet Pacollit tarracën e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës

  • E.K /
  • 01 August 2022 - 13:28
Komuna e Prishtinës ia largon Behgjet Pacollit tarracën e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës

Komuna e Prishtinën, pas vendimit të Inspekcionit, ka filluar largimin e tarracës së Swiss Diamond Hotel Prishtina, që ishte vendosur në sheshin qendror të Prishtinës.

Kështu ka njoftuar komuna përmes një njoftimi në ‘Facebook’.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)