A ka pasur koordinim me SHBA’në, çfarë thotë Kurti

  • E.K /
  • 01 August 2022 - 13:41
A ka pasur koordinim me SHBA’në, çfarë thotë Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti bashkë me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla kanë dalë në një konferencë për media për të folur për zhvillimet e djeshme në veri.

I pyetur nga gazetarët se a ka pasur dakordim me SHBA-në, ai tha: “Së pari ne kemi qenë vazhdimisht në komunikim me partnerët, aleatët dhe miqtë tanë amerikanë. Mirëpo pjesa më e madhe e zhvillimeve ka qenë e kushtëzuar nga veprimet kriminale e agresive të bandave që si struktura ilegale të Serbisë dolën në rrugët e Kosovës, jo gjithçka ne kemi mundur ta parashikojmë”.

Tutje, kryeministri Kurti tha se serbët e Kosovës janë bombarduar nga lajmet e rreme nga Serbia lidhur me dy vendimet e paralajmëruara nga Qeveria e Kosovës.

“E kuptojmë brengën e SHBA-së dhe BE-së për fushatën e madhe të dezinformimit që është bërë për dy vendimet tona. Do ta vazhdojmë fushatën e informimit…Serbët kanë qenë të bombarduar nga lajmet e rreme nga Serbia sesi në Kosovë po përgatitet diçka që e quanin ferr”, tha Kurti para gazetarëve.

“Qytetarët iu kanë nënshtruar një fushate të errët dezinofmruese kjo ka qenë brenga e SHBA-së dhe BE-së. Do ta vazhdojmë fushatën e informimit”, u shpreh kryeministri.

“Me këto banda kriminale që bllokojnë rrugë ka probleme dhe sfida por forca e ligjit, rendi demokratik kushtetues nuk mund ta tolerojë këtë dhunë e agresion”, tha Kurti më tej.

Ai tha se ky problem është sfidë por “do të punojmë e angazhohemi me krejt çka dijmë e kemi”.

9Kosova Sot Online)