Bie numri i të spitalizuarve me Covid-19 në spitalet e Kosovës

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 09:39
Bie numri i të spitalizuarve me Covid-19 në spitalet e Kosovës

Ka shënuar rënie numri i të spitalizuarve me Covid-19 në kuadër të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, njofton SHSKUK.

76 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, bazuar në raportimet e datës 2 gusht 2022.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 26 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë.

(Kosova Sot Online)