Shtohen telefonatat Bruksel-Dragodan, zëvendëssekretari i NATO’s flet me komandantin e KFOR’it

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 10:29
Shtohen telefonatat Bruksel-Dragodan, zëvendëssekretari i NATO’s flet me komandantin e KFOR’it

Zëvendëssekretari i NATO’s, Mircea Geoana, ka telefonuar komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajári, për ta pyetur rreth situatës në Kosovë, pas tensioneve që u ngritën në veri të vendit pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet.

Ai theksoi se forcat e NATO-s në Kosovë janë të gatshme për ndërhyrje në rast të ndonjë rreziku.

“KFOR-i po monitoron nga afër dhe vazhdon të jetë i përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës, bazuar në mandatin e OKB-së”, ka shkruar zëvendësi i Jens Stoltenberg në Twitter.

Përsëritja e zotimit për intervenim nga Geoana vjen pas atij të KFOR’it, i cili pas bllokimit të rrugëvë në veri të vendit, deklaroi se është i gatshëm të marrë masa për ta mbajtur stabilitetin.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. KFOR-i është duke vëzhguar situatën nga afër edhe është i gatshëm të intervenojë nëse situata rrezikohet, në përputhje me mandatin që ka nga rezoluta 1244”.

https://twitter.com/Mircea_Geoana/status/1554167492611801090?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1554167492611801090%7Ctwgr%5E60356162e655b6ca3141e85c2414026204b63310%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshtohen-telefonatat-bruksel-dragodan-zevendessekretari-i-natos-flet-me-komandantin-e-kforit%2F

(Kosova Sot Online)