Stano: Me dialog mund të gjendet zgjidhje për largimin e tensioneve në Kosovë

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 10:50
Stano: Me dialog mund të gjendet zgjidhje për largimin e tensioneve në Kosovë

Bashkimi Evropian është i bindur se përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, mund të gjendet zgjidhje dhe mund të hiqen tensionet në Kosovë, ka thënë në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano, duke theksuar se BE do të nuk ishte angazhuar nëse nuk është i bindur se do të gjendet një zgjidhje dhe për këtë arsye ajo ftoi të dyja palët të vijnë në Bruksel për bisedime.

E vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, veçanërisht për këtë të fundit, është dialogu dhe negociatat, pra dialogu dhe negociatat, ka thënë Stano, duke theksuar se “Bashkimi Evropian dhe anëtarët e tij po i ndjekin me vëmendje dhe shqetësim të veçantë ngjarjet në veri të Kosovës”.

“BE-ja ka qenë dhe është në kontakt me të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, dhe ne po punojmë së bashku në harmoni me EULEX-in dhe NATO-n, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA dhe synimi i përgjithshëm është që tensioni të ulet”, tha Stano.

Sipas tij, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak ishin në kontakt me të dyja palët dhe “pasi Kosova pranoi kërkesën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të SHBA për shtyrjen e masave, BE-ja ftoi të dyja palët në Bruksel për të shqyrtuar një mënyrë për një zgjidhje dhe për të parandaluar që tensione të tilla të mos përsëriten”.

“Edhe një herë dua të përsëris se të gjitha çështjet e hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhen përmes dialogut me ndërmjetësimin e BE-së”, bëri të ditur përfaqësuesi i Borrell-it për media.

Kjo, shtoi ai, “është e rëndësishme për popullin e Kosovës dhe Serbisë dhe është domethënëse për perspektivën evropiane të të dyja palëve”. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Stano përsëriti se Serbia, si dhe Kosova, e dinë shumë mirë se normalizimi i marrëdhënieve të tyre është shumë i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së”.

(Kosova Sot Online)