“E jap jetën për Kosovën”, bëhet viral qytetari nga Tirana

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 11:46
“E jap jetën për Kosovën”, bëhet viral qytetari nga Tirana

Një vox i realizuar nga abc news në Shqipëri, me një qytetar atje, po bëhet virale.

Gazetari ka pyetur qytetarin se a do të luftonte për Kosovën, e qytetari shkon tutje, duke thënë se ‘do ta jepte jetën për Kosovën’.

“E jap jetën për Kosovën. Shqiptarin e Kosovës duhet me e mbrojt si vëllain tënd. Nëse Kosova ka nevojë do të shkoj të luftoj për të mbrojtur shqiptarët. Vëlla e kena shqiptarin e Kosovës. I pari do të jem që do të çoj nipërit dhe djemtë e mi për të mbrojtur Kosovën. Do t’u them: Hec bab, mbroje Kosovën!”, thotë qytetari.

(Kosova Sot Online)