Si është gjendja në Onkologji pas vërshimeve? – Flet Valbon Krasniqi

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 13:13
Si është gjendja në Onkologji pas vërshimeve? – Flet Valbon Krasniqi

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur për gjendjen në Onkologji, pak javë pas vërshimeve.

Në komisionin për shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalordhe Klinik Universitar i Kosovës, ai tha se rikthimi i aparaturave në spitalin ku trajtohen pacientët me kancer, është bërë në afatin më të shpejtë kohor.

“Ka pasur vërshime, rikthimi i aparaturave në Onkologji është bërë në afatin më të shpejtë kohor, brenda dy javësh. Fuqi natyrore, madhore, nuk është në dorën tonë. Të gjitha ekipet kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë bërë që të mos kemi dëmtime të aparaturave në Onkologji”, tha Krasniqi.

“Ka pasur probleme të tilla edhe në të kaluarën dhe ne kemi filluar procesin e rishikimit komplet të mbledhjes së ujërave atmosferike dhe të zeza. Kemi filluar me procedurat që të angazhojmë kompani profesionale të bëhet zgjidhja përfundimtare. Onkologjia ishte e vendosur në pikën më të ulët ku bëhet mbledhja e shirave dhe ujërave atmosferik. Është problem serioz dhe ne i kemi adresuar këto çështje dhe të rishikohet komplet sistemi i mbledhjes së ujërave”, tha ai.

(Kosova Sot Online)