Maqedonia e Veriut i drejtohet Kosovës e Serbisë: Keni në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 14:07
Maqedonia e Veriut i drejtohet Kosovës e Serbisë: Keni në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veri të Kosovës, duke thënë se është duke i përcjellë ato.

Osmani tha se i janë gëzuar uljes së tensioneve pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri në shtator zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve.

“Ne po përcjellim situatën në veri të Kosovës me interes të madh, duke mirëpritur depërshkallëzimin. Ne inkurajojmë Kosovës dhe Serbinë në linjë me qëllimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerave europiane që të ruajë atë që është arritur në besim të mirë, duke marrë në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik”.

https://twitter.com/Bujar_O/status/1554415956117569537?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1554415956117569537%7Ctwgr%5E9072613620410398c9719239712290a86de34fca%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmaqedonia-e-veriut-i-drejtohet-kosoves-e-serbise-keni-ne-konsiderate-kontekstin-e-brishte-gjepolitik%2F

(Kosova Sot Online)