Aksident me vdekje në një fshat të Prizrenit, policia jep detaje

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 14:39
Aksident me vdekje në një fshat të Prizrenit, policia jep detaje

Një aksident me vdekje ka ndodhur dje në fshatin Manastericë të Prizrenit, ku një kamion e ka goditur një këmbësore.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ku ka ndërruar jetë më pas.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Postimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Manasterica, Prizren 01.08.2022 – 16:30. Ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësores viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka është dërguar në trajtim mjekësor ku dhe më pas është njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)