Një parti në Malin e Zi e quan “tradhtare” Qeverinë e Abazoviqit

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 12:08
Një parti në Malin e Zi e quan “tradhtare” Qeverinë e Abazoviqit

“Qeveri tradhtare” është cilësuar ajo e Dritan Abazoviqit pas nënshkrimit të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Këtë atakime ka bërë partia socialdemokrate e Malit të Zi (SD), raporton Vijesti.

Ata duan që urgjentisht të bie qeveria e Malit Zi e të rikthehen “në rrugën evropiane”.

“Fshehur, turpshëm, pas dyerve qorre dhe xhipave, siç firmoset çdo kapitullim dhe akt tradhtie në fund të fundit, me informacione të rreme nga kryeministri se sot nuk ka qenë nënshkrimi, sot është nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshja Themelore dhe prandaj. Qeveria tradhtare duhet të bjerë”, thuhet në deklaratë.

“Të paktën tani, nëse deri më tani, për arsye të panjohura për ne, nuk ka rënë. Kemi kohë që paralajmërojmë për këtë skenar, si dhe për faktin se qeveria është dashur të largohet shumë më herët para se t’i jepej mundësia për këtë zhvillim të ngjarjeve. Dhe me këtë nënkuptojmë përgatitjen e fshehtë dhe nënshkrimin e fshehtë të një akti që sjell kaq shumë trazira dhe është kaq i rëndësishëm për qetësimin e tensioneve në këtë shoqëri”, vazhdon deklarata.

E partia e Abazoviqit “Ura”, quhet “Ura e tuprshme” nga SD. 

(Kosova Sot Online)