Partia pro-serbe në Malin e Zi e lumtur për marrëveshjen e Abazoviqit me Kishën Ortodokse Serbe

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 12:46
Partia pro-serbe në Malin e Zi e lumtur për marrëveshjen e Abazoviqit me Kishën Ortodokse Serbe

Fronti Demokratik që njihet si parti pro-serbe në Malin e Zi  e ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Kjo partia ka deklaruar se “kjo marrëveshje i korrigjon padrejtësitë ndaj Kishës Ortodokse”.

Ata vlerësuan se më e rëndësishmja tani është që ne kemi përfunduar Marrëveshjen Themelore, që çështja të mbyllet përfundimisht, në mënyrë që ata t’i përkushtohen eliminimit të problemeve të akumuluara socio-ekonomike, raporton Vijesit.

Në një deklaratë të nënshkruar nga liderët e asaj partie, Andrija Mandiq, Milan Knezheviq dhe Nebojsha Medojeviq, ata theksojnë se me këtë akt KPS-ja u bë e barabartë me të gjitha bashkësitë e tjera tradicionale fetare dhe e mirëpriti nënshkrimin e kontratës.

Por marrëveshja ka gjetur kundërshtim të ashpër nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. 

(Kosova Sot Online)