Zhvillimi i fundit – Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në zyre

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:03
Zhvillimi i fundit – Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në zyre

Ambasadorët e vendeve të QUINTI-t në Kosovë të mërkurën janë parë i kanë shkuar në zyre kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar për një takim të tillë.

Ky takim nuk dihet a është i rregullt apo përfaqësuesit e vendeve të QUINT kanë shkuar në takim aps situatës që ndodhi ditë më parë në Veri të Kosoëvs.

Ka qenë pikërisht ambasadori amerikan që kishte kërkuar që masat për targat dhe letrat për hyrje dalje të shtyhen për një muaj deri në qershor.

Fillimisht partiztë opozitare kishin përkrahur një vendim të tillë të qeverisë, por pas ‘tërheqjes’ së qeveria nga quarja deri në fund e këtyre masave, opozita kishte deklaurar se nuk ka pasur koordinim më partnerët e Kosovës si SHBA dhe vendet tjera.

Mirëpo ka qenë pikërisht ambasadori amerikan në Kosovë që ka reaguar disa herë duek thënë se vendimi i fundit i Qeverisë për veriun ak qenë në koordinim të plotë me vendet partnere të Kosovës.

(Kosova Sot Online)