Analisti malazez e quan kryeministrin “Dritan Toptani”

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:41
Analisti malazez e quan kryeministrin “Dritan Toptani”

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, konfirmoi sot se ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes tyre.

Marrëveshja e nënshkruar pa paralajmërim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve ka shkaktuar shumë reagime në Mal të Zi, derisa janë organizuar edhe protesta.

Duke aluduar në etninë e Abazoviqit, një kritikë interesante për këtë marrëveshje ia ka bërë Abazoviqit analisti malazez, Ljubomir Filipoviq, i cili ka përdorur një figurë historike nga historia shqiptare për t’i thënë se ka kryer tradhti me këtë vendim.

“Dritan Toptani”, ka shkruar Filipoviq, duke iu referuar Esat Pashë Toptanit.

Partia e Milo Gjukanoviqit ka marrë iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit pas marrëveshjes.

Për këtë është deklaruar Abazoviq, i cili tha se është i gatshëm të shkojë në shtëpi, por jo ta mbajë vendin peng.

“Duhet të ishte nënshkruar marrëveshja bazë që të vinte nga një shumicë prej 54 apo 49 dhe konsensus të plotë. E kam njoftuar një muaj më parë. Tani të gjithë do të kemi mundësinë në Parlament të votojmë për çështjet europiane”, ka thënë Abazoviq.

Vila Shtetërore “Gorica”, ku u nënshkrua Marrëveshja Themelore, ishte vënë nën masa të rrepta sigurie nga policia.

https://twitter.com/ljubofil/status/1554780251724693505?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1554780251724693505%7Ctwgr%5Ed0ddae59b06c681e53dedd22836ab84473ec47ff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fanalisti-malazez-e-quan-kryeministrin-dritan-toptani%2F

(Kosova Sot Online)