Hovenier te Kurti, s’bëhet publike asgjë rreth takimit

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:47
Hovenier te Kurti, s’bëhet publike asgjë rreth takimit

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Rreth këtij takimi s’është bërë asgjë publike.

Ambasadori Hovenier është parë duke u larguar nga ndërtesa e qeverisë. Ai nuk u pronocua për media.

Po ashtu se zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi ka pasur takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

(Kosova Sot Online)