Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, vjen reagimi i kryeparlamentares të Malit të Zi

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:56
Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, vjen reagimi i kryeparlamentares të Malit të Zi

Danijela Gjuroviq, kryeparlamentare e Malit të Zi e ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Ajo ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara, raporton Vijesti.

Gjuroviq, beson se nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe ka zgjidhur përfundimisht një çështje që sipas saj “e ka rënduar shoqërinë e Malit të Zi” për një kohë të gjatë dhe se tashmë janë krijuar parakushtet për të ecur përpara siç shtoi ajo “drejt përmbushjes së prioriteteve të tjera të shumta me të cilat përballet Mali i Zi”.

Ajo e përgëzoi Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Ortodokse Serbe për Marrëveshjen Themelore të nënshkruar sot, e cila, siç thotë ajo, rregullon përfundimisht marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe komunitetit fetar më të madh në Mal të Zi.

E kundër kësaj marrëveshjeje ka dalë Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi – cili e ka nisur iniciativën për rrëzimin e Dritan Abazoviqit.

(Kosova Sot Online)