Zemaj: Për mosliberalizimin e vizave s’mund ta fajësojmë vetëm BE-në

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 14:03
Zemaj: Për mosliberalizimin e vizave s’mund ta fajësojmë vetëm BE-në

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se për padrejtësinë ndaj qytetarëve të Kosovës për mosliberalizimin e vizave, ka faj edhe Qeveria aktuale.

Zemaj tha në Kuvend se ka një shkak për mosliberalizimin e vizave, duke thënë se qeveritarët e tanishëm ia kishin humbur vendit këtë mundësi para disa vitesh.

“Për këtë padrejtësi të madhe ndaj qytetarëve tanë, të cilët po mbahen të izoluar, me një fjalë nuk mund ta fajësojmë vetëm Bashkimin Europian, sepse është e qartë edhe këtu edhe botërisht se ne e kishim një mundësi të artë në vitin 2015 – 2016 kur Kosova ishte në një pako me Gjeorgjinë dhe Ukrainën për ta marrë liberalizimin e vizave. Të gjithë e dinë: kjo u pamundësua nga disa figura që sot janë në krye të shtetit”, tha Zemaj.

Ai përmendi gazin lotsjellës dhe tha se kishte “dhunë në Kuvend dhe jashtë tij” në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonte Asociacionin dhe Demarkacionin.

(Kosova Sot Online)