Ky është veprimi i Abazoviqit pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 14:27
Ky është veprimi i Abazoviqit pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

Pasi ka arritur marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe, kryeministri i Malit të Zi e ka vizituar ekspozitën e fotografive të Milan Peshiqit.

Ekspozita është pjesë e arkivit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, e cila përbëhet nga më shumë se 350,000 fotografi, rpaorton Vijesti.

Gjatë ditës është hapur ekspozita e fotografive të fotografit të njohur malazez Milan Peshiq, me rastin e ditës së njëqindtë të punës së Qeverisë së 43-të që udhëhiqet nga Dritan Abazoviq, poqë rrezikohet të rrëzohet pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Ekspozita në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, e cila u hap nga Sekretari i Përgjithshëm Boris Marić, përbëhet nga një ekspozim i përhershëm i më shumë se 20 fotografive, të vendosura në sallën kryesore të ndërtesës dhe është pjesë e arkivit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeveria, e cila përbëhet nga më shumë se 350,000 fotografi. 

(Kosova Sot Online)