E rëndë: 53-vjeçari në Han të Elezit dyshohet se sulmoi s*ksualisht një vajzë të mitur

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 08:15
E rëndë: 53-vjeçari në Han të Elezit dyshohet se sulmoi s*ksualisht një vajzë të mitur

Një ngjarje e trishtë dyshohet se ka ndodhur dje në Han të Elezit, ku një nënë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi pretendon se vajza e saj 13-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë,.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një person të moshës 53-vjeçare, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht vajzën e mitur.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, 53-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kosova Sot Online do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)