Përvjetori i “Stuhisë” kroate, Vulin reagon në emër të Serbisë

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 12:53
Përvjetori i “Stuhisë” kroate, Vulin reagon në emër të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se operacioni “Stuhia”, ishte “një krim”, për të cilin thotë se “Zoti mund ta falë, por serbët nuk mund ta falin e as ta harrojnë”.

“Stuhia nuk është turp për Kroacinë, është vetëm vazhdimësi e politikës së turpshme të brezave të politikanëve kroatë për të shfarosur popullin serb”, ka thënë Vulin, raporton Tanjug, transmeton Express.

“Stuhia është turp për BE-në, sepse asnjëherë nuk ka shqiptuar asnjë fjalë të vetme dënimi për anëtarin e saj, i cili feston spastrimin etnik më të madh në Evropë pas luftës së dytë botërore”, ka shprehur viktimizim Vulin.

Më 4 gusht 1995, Ushtria Kroate nisi një ofensivë ushtarake të quajtur Operacioni Stuhia, në të cilin forcat kroate rifituan pothuajse të gjithë territorin e pushtuar në vitin 1991 nga serbët rebelë të Kroacisë, të cilët ishin ndihmuar nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe paraushtarakët serbë. 

(Kosova Sot Online)