Lajm i fundit: Bastisje në Prishtinë e Podujevë

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 13:56
Lajm i fundit: Bastisje në Prishtinë e Podujevë

Prokuroria dhe Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë në këto momente.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se disa bastisje po kryhen në Rajonin e Prishtinës.

“Për momentin ka bastisje në Prishtinë dhe në Podujevë. Hetuesit janë duke u marrë me një rast të mashtrimit”, kanë thënë burimet e medias.

Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar apo për gjësendet e konfiskuara.

Kosova Sot Online do t’iu mbajë të informuar për aksionin…

(Kosova Sot Online)