Atmosfera e takimit Hovenier – Rakiq, dalin fotot

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 14:08
Atmosfera e takimit Hovenier – Rakiq, dalin fotot

Portali serb ‘Kosovo-Online’ që financohet nga zyra e Petar Petkoviqit, ka publikuar fotografi nga takimi mes ambasadorit amerikan Jeff Hovenier dhe ministrit për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq.

Pas ngjarjeve në veri, Hovenier sot ka vizituar Rakiqin në zyrën e tij. Të dy u deklaruan për media pas takimit, kurse portali i afërt me Listen Serbe, KosovoOnline ka publikuar fotografi brenda takimit të tyre transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij portali, Rakiq i ka thënë ambasadorit Hovenier se serbët s’do të durojnë presion kur vjen puna te realizimi i të drejtave themelore dhe se kriza që ndodhi ditëve të fundit mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut.

Kurse, ambasadori Hovenier në një deklaratë për media pas takimit ia bëri të qartë Rakiqit qëndrimin e SHBA-së sa i përket nënkryetarit të Listes Serbe, Radojiciq i cili është i sanksionuar nga Thesari amerikan i Shtetit.

“Në kontekstin e deklaratave të fundit, më duhet t’iu përkujtoj qytetarëve se nga perspektiva e SHBA-së, Milan Radojiçiq është sanksionuar nga Thesari i SHBA-së në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin transnacional. Pikëpamja e SHBA-së për këtë individ është e njohur”, zbuloi Hovenier para mediave mesazhin që ia ka dhënë Rakiqit.

(Kosova Sot Online)