Gjendja nëpër pikat kufitare, pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 07:58
Gjendja nëpër pikat kufitare, pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova

Gjendja nëpër pikat kufitare, pritje deri në 3 orë për të dalë nga Kosova

Po vazhdojnë pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova, në shumicën e pikave kufitare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjendja më ë e rënduar është në Merdare, raporton Express.

Lexo Edhe:

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!

Vazhdon eksporti i drithërave nga portet e Ukrainës - Gazeta Express

Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, duhet të prisni deri në 3 orë. Për të hyrë, pritjet po zgjasin 10-15 minuta.

Te pika kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë janë 25-30 minuta, derisa për të hyrë 5-10 minuta.

Pritjet për dalje në Muçibabë janë 10-15 minuta, e për të hyrë 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje janë nga 3 deri në 5 minuta

(Kosova Sot Online )