Lexoni edhe:
Shpiket teknologjia që e mban qumështin të freskët për 60 ditë
Tri anije transporti me rreth 58,000 ton misër në bord u nisën nga portet e Ukrainës drejt Irlandës, Britanisë së Madhe dhe Turqisë. Dy javë pas përfundimit të marrëveshjes për eksportin e prodhimeve bujqësore nga Ukraina, tri anije të tjera të ngarkuara me drithëra dhe ushqime u larguan nga portet ukrainase të Detit të Zi, dy nga porti Chornomorsk dhe një nga Odesa. Sipas ministrit ukrainas të Infrastrukturës, Olexander Kubrakov, tri anijet e transportit “Navistar”, “Rojen” dhe “Polarnet” kishin rreth 58,000 ton misër në bord.
Destinacioni i tyre është Irlanda, Britania e Madhe dhe Turqia, u tha nga ministria. Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes edhe një anije transporti bosh do të niset për në një port ukrainas pas inspektimit në Stamboll.
Shpiket teknologjia që e mban qumështin të freskët për 60 ditëLexoni edhe:
Ukraina kërkon të eksportojë edhe mallra të tjera
Ndërkohë Ukraina po kërkon që marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi të shtrihet edhe për mallra të tjera. Marrëveshja ka të bëjë me logjistikën dhe me lëvizjen e anijeve në Detin e Zi, tha zëvendësministri i Ekonomisë Taras Katshka për Financial Times, dhe kur flitet për mallra nuk ka asnjë ndryshim midis grurit dhe mineralit të hekurit, për shembull
(Kosova Sot Online )