Zhduket një 8-vjeçar në pishinën e Gërmisë

  • G.G /
  • 06 August 2022 - 09:41
Zhduket një 8-vjeçar në pishinën e Gërmisë

Një grua në Prishtinë ka raportuar se i është zhdukur djali 8-vjeçar në pishinën e Gërmisë, raporton Express.

Sipas Policisë, nëna ka raportuar se derisa ishin bashkë, djali është larguar dhe s’është kthyer më.

Rasti ka ndodhur më 4 gusht.

“Rr. Shpëtim Rrobaj, Prishtinë 04.08.2022 – 16:00. Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri  për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)